Futbollisti i Lyonit, Martin Terrier, është rrëzuar në fushë para pak minutash duke i frikësuar të gjithë për gjendjen e tij shëndetësore.
Kjo ndodhi gjatë ndeshjes në Ligue 1 që Lyon po e zhvillon kundër Toulouse.
Ai është dërguar menjëherë në spital, për të mësuar më shumë rreth asaj që ndodhi në fushë.
Sipas raportimeve të fundit, sulmuesi 22-vjeçar tashmë po rikuperohet dhe po ndjehet më mirë, por do të jetë në mbikëqyrje të vazhdueshme nga mjekët.