2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Futbollisti kosovar dhe modelja po e shpenzojnë muajin e mjaltit në karantinë

Rekomandime

Oriola Marashi dhe Eros Grezda  janë çifti më i ri i showbizit,  të cilët pasi festuan ndërrimin e viteve në fsehtësi, tashmë e kanë pranuar hapur që janë bashkë.

- Advertisement -

Fotot e postuara në “Instagram”, konfirmojnë lidhjen e futbollistit të Kombëtares dhe modeles, ndërkohë që mësohet se karantinën po  kalojnë bashkë, dhe më shumë si izolim po e shijojnë si muaj mjalti.

Para pak ditësh, Oriola shihej teksa përgatiste një tortë për ditëlindjen e Grezdës, i cili  festoi 25-vjetorin. Ajo duket mjaft e përkushtuar dhe më pas po e njëjta tortë shihet të publikohet në “Instastory-n” e Grezdës me dy emoji zemrash.

Sulmuesi, i cili aktualisht është pjesë e Osijekut, e ka pranuar lidhjen pasi postimet e tij dhe të modeles shihen në ambientet e përbashkëta që Erosi dhe Oriola kanë bërë në “Instastory”.

- Advertisement -

Fillimisht futbollisti nga Gjakova, postoi një foto të tortës të përgatitur në kushte shtëpie nga modelja, ndërkohë që më pas Oriola e detyroi 25-vjeçarin të  vishte një kostum sportiv lejla dhe të vendoste një palë syze ku shkruhej “Happy Birthday!”.

Ky fakt është zbuluar nga Grezda, i cili ka postuar foton dhe ka shkruar: “Më veshi me zor!”.

Në këtë ditë speciale për futbollistin e Kombëtares, nuk mungoi as torta e prindërve, të cilët janë larg të birit në këtë periudhë izolimi. “Urime 25-vjetorin Eros!”, shkruhej në tortën e përgatitur nga e ëma e sulmuesit, të cilët ia dërguan me foto surprizën djalit të tyre që për momentin ndodhet larg familjes.

- Advertisement -

Kujtojmë që çifti kaloi së bashku ndërrimin e viteve dhe ditët e para të Vitit të Ri. Lajmi për një lidhje mes tyre u përhap pasi u bë publike një foto, ku Oriola dhe Eros shiheshin të kapur për dore.

Duket se modelja dhe futbollisti ndihen mirë në krahët e njëri-tjetrit dhe po përjetojnë një romancë të bukur, duke qenë se jo vetëm kalojnë bukur bashkë, por edhe i bëjnë surpriza njëri-tjetrit. Sapo doli lajmi se ata janë në një lidhje, Oriola publikoi edhe dhuratën që ka marrë nga partneri i saj, një buqetë gjigante me trëndafila në formën e një zemre.

Nuk dihet ku është njohur Oriola me Erosin,  Ndërkaq viti që lamë pas nuk nisi aq i mbarë sa i takon shëndetit dhe karrierës për Eros Grezdën, por të paktën i eci në dashuri. Kujtojmë që në janar 2019, Eros Grezda u dëmtua gjatë periudhës përgatitore të ekipit të Glasgow Rangersit në Tenerife të Spanjës.

Lojtari lëndoi kyçin e këmbës, që i solli probleme në përshtatje me futbollin skocez, kur u transferua në përfundim të sezonit veror vitin e kaluar nga Osijek. Lojtari u pa duke ecur me paterica, pamje të siguruara nga e përditshmja britanike “Daily Record”.

Kjo u konsiderua një goditje e rëndë jo vetëm për Rangers, që e kanë infermierinë të mbipopulluar, por sidomos për kombëtaren, pasi Grezda është lojtar shumë i vlefshëm për ekipin. Por natyrisht që Eros e kaloi këtë situatë, duke hyrë në stinën e verës në superformë.

Po kush është Eros Grezda?

I lindur më 15 prill 1995 në Gjakovë, është 1.80 m i gjatë dhe është futbollist profesionist shqiptar, që luan si mesfushor dhe sulmues për klubin skocez Rangers dhe në ekipin kombëtar shqiptar.

Ai lindi në Gjakovë, por u rrit në Prishtinë, si fëmija i tretë i Genc dhe Valbona Grezdës. Karrierën futbollistike e nisi pikërisht me Prishtinën, duke luajtur mes moshës 9 dhe 15 vjeç. Ai më pas u zhvendos për një kohë të shkurtër në FK Rabotnicki, ku u ndoq nga GNK Dinamo Zagreb, për të kaluar 1 vit atje, duke luajtur me U-17. Në verën e vitit 2012, Grezda nënshkroi për klubin austriak Grazer AK.

Grezda arriti në Slloveni në verën e vitit 2013, duke nënshkruar për klubin NK Aluminij. Ai pastaj u ngrit në nivel, duke nënshkruar me klubin e PrvaLiga, DNŠ Zavrc në janar 2015, së bashku me Antonio Pavic. Pas një karriere të spikatur më 31 gusht 2018, klubi skocez Rangers konfirmoi se Grezda kishte nënshkruar kontratë katërvjeçare. Grezda mori nënshtetësinë shqiptare më 31 janar 2016. Thirrjen e parë nga trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, e mori për ndeshjet e kualifikimit të Kupës Botërore FIFA 2018 kundër Lihtenshtajnit dhe Spanjës, në tetor 2016.

Ai u ftua për ndeshjen e 5-të 2018 të kualifikimit të Kupës së Botës në FIFA kundër Italisë, më 24 mars 2017 dhe ndeshjen miqësore kundër Bosnje-Hercegovinës, më 28 mars 2017. Grezda bëri debutimin e tij të parë më 24 mars 2017 kundër Italisë, si zëvendësim në minutën e 87- të në vend të Odise Roshit. Sa i përket jetës private, më parë ai është përfolur për një lidhje gjashtëmujore me prezantuesen, Nevina Shtylla. Le të  shohim se si do të shkoja kjo histori e bukur me Oriola Marashin, dhe nëse në planet e tyre të afërta është fejesa./panorama

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit