7.3 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Varroset analisti politik, Ramush Tahiri

Rekomandime

I është dhënë sot lamtumira e fundit ish-gazetarit, publicistit dhe politologut Ramush Tahiri, në varrezat e fshatit Dramjak të Ferizajt.

Tahiri vdiq mbrëmë teksa sot në shenjë të respektit për jetën dhe veprën e tij u mbajt edhe një mbledhje komemorative në Teatrin e Qytetit në Ferizaj.

- Advertisement -

Ramush Tahiri ishte gazetar dhe kryeredaktor i gazetës “Rilindja”. Tahiri një periudhë ka qenë këshilltar i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga e cila ka shërbyer në këtë pozitë nga viti 2011 deri në vitin 2016, si dhe i Nexhat Dacit, derisa ka qenë kryetar i Parlamentit të Kosovës, në vitet 2001-2006.

Për shumë vite ai ka qenë pjesë e pjesëmarrës aktiv i jetës publike në Kosovë me diskutime, analiza dhe opinione për aktualitetin politik.

Ai pas vetës ka lënë gruan, profesoreshën universitare, Lindita Tahiri dhe dy djem.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit