1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gani Dreshaj me kërkesë për Albin Kurtin: Na heq akcizën

Rekomandime

Politikani dhe biznesmeni i njohur kosovar, ka kërkuar nga Qeveria Kurti që të heqë akcizën e pordhuesve të pijeve joalkoolike.

Dreshaj e ka bërë këtë kërkesë edhe si pjesë e shoqatës së pordhuesve të Pijeve Joalkoolike në Kosovë.

- Advertisement -

Biznesmeni i njohur ka thënë se nëse hiqet kjo akcizë, do të mundësohet rritja e kapaciteteve prodhuese dhe do të rritet numri i vendeve të punës.

Kërkesë të njëjt më parë kishte bërë edhe Shoqata e Prodhuesve të Pijeve Joalkoolike.

Si ish-kolegë në parlament, si biznesmen dhe mbi të gjitha si qytetar, iu shpreh urimet më të sinqerta për detyrën e lartë dhe me përgjegjësi të drejtimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Fillimisht dëshirojmë të iu vëmë në dijeni se ndaj Prodhuesve të Pijeve Joalkoolike në Republikën e Kosovës, përkatësisht në prodhimet e tyre – pijet joalkoolike, aplikohet akciza me normën 0.045 €/litër vendore dhe 0.045 €/litër për import.

Nëse shiqohet dhe bëhet krahasimi me shtetet e rajonit dhe të BE-së, atëherë do të shohim se këto shtete nuk e aplikojnë fare akcizën për produktet (pijet) joalkoolike (vendore dhe për import), e ato shtete janë : Slovenia, Kroacia, Maqedonia dhe Serbia, ku në këto dy shtete të fundit pas hulumtimit që kemi bërë, kjo çështje është e rregulluar me Ligjin për Akcizat, ashtu që akcizat aplikohen vetëm në: derivatet e naftës, produktet e duhanit, pijet alkoolike, kafe dhe energji elektrike, ndërsa nuk aplikohen fare në pijet joalkoolike.

- Advertisement -

Duke parë që Kosova konsiderohet si shteti me treguesit më të ulët ekonomik në rajon, ne si Shoqatë vlerësojmë se prodhuesit e pijeve joalkoolike, nëse edhe më tej ngarkohen me këtë akcizë, do të vihen në gjendje shumë të vështirë të të bërit biznes dhe në pamundësi që të konkurrojnë me prodhimet e importuara, do të detyrohen t’i reduktojnë kapacitetet e tyre prodhuese apo mund të shkojnë edhe në drejtim të falimentimit, e që si pasojë do të ketë zvogëlimin e vendeve të punës, të ardhurat e kompanive dhe e gjithë kjo do të ketë impakt në ngecjen e zhvillimit të ekonomisë së shtetit të Kosovës.

Në vazhdim theksojmë se me këtë lloj të prodhimit të pijeve joalkoolike në Republikën e Kosovës mirren disa kompani që kanë jap kontribut të madh dhe të vazhdueshëm si në sferën numrit të madh të punëtorëve të cilët i kanë punësuar, e po ashtu kanë ndikuar në rritjen e buxhetit të Kosovës për shkak të tatimit që paguajnë, sepse hyjnë në grupin e tatimpaguesve të mëdhenj shumë kompani.

Meqë në vendet e rajonit dhe në disa shtete të BE-së, sipas ligjeve dhe praktikave të tyre nuk aplikohet fare një akcizë e tillë, ne duke Ju drejtuar përmes kësaj Letër-Kërkese, z.Kryeministër shprehim kërkesën tonë që duke ndihmuar komunitetin e biznesit në përgjithësi dhe prodhuesit e pijeve joalkoolike në veçanti, të ndërmerni masat që të hiqet akciza për produktet (pijet) joalkoolike, sepse me heqjen e kësaj akcize (takse), do të na mundësohet që t’i rritim kapacitetet tona prodhuese, e cila do të reflektojë në mënyrë automatike në rritjen e investimeve tona në pajisjet (linjat) prodhuese si dhe po ashtu do të ndikojë në shtimin e numrit të vendeve të punës me nga 15 deri në 20 % për secilin biznes që operon dhe mirret me prodhimin e pijeve joalkoolike në Kosovë” ka thënë Dreshaj në porosinë për Kurtin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit