10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Shifra të frikshme: Kosova po humb 10 milionë euro në ditë

Rekomandime

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, deklaroi se kemi 10 milionë euro dëme në baza ditore në vend për shkak të situatës me COVID-19.

“Kjo është jashtëzakonisht shumë për ekonominë tonë nëse kjo zgjat deri në 3 muaj që janë diku 1 miliardë euro dëme në ekonominë e vendit që është pothuajse 1/7 e GDP-së”, tha ai.

- Advertisement -

Po ashtu, Rukiqi përmendi edhe efektet e tjera në GDP dhe sipas vlerësimeve të fundit rritja ekonomike prej 4.5%, në variantin më optimistë do të ulet në 2.6%, ndërsa sipas tij, ka edhe vlerësime të tjera që thonë se do të jetë 1.5%.

Për një ekonomi të vogël sikurse e Kosovës që është e kuzuar në resurse, ai tha se është jashtëzakonisht problematike.

Berat Rukiqi

Rukiqi përmendi se ka rënie të qarkullimit deri në 20% në sektorin e ndërtimit dhe prodhimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit