Visar Dërmaku, i njohur me nofkën “Gani Gërmia” mund të ketë telashe me Policinë e Kosovës, pas veprimit të tij në dhjetor të vitit të kaluar, në rrjetin social TikTok.
Derisa ishte në një lidhje direkte me një person tjetër, Dërmaku ka telefonuar Policinë e Kosovës, me qëllimin për t’u tallur.
Ai ka “porositur” picë, derisa zyrtari policor që është lajmëruar në telefon ia bën me dije se ka telefonuar në Policinë e Kosovës.
Kjo bisedë është publikuar në TikTok në gjedhor të vitit të kaluar.
Pjesë nga biseda:
Policia: Alo Policia urdhëroni
Visari: A ka mundësi një picë margaritë qetu te rruga C
Policia: Qysh i nderum
Visari: Picë margaritë te rruga C
….
Policia: A ki ndonjë problem i nderum
Visari: Jo nuk kam problem
Polici: Të informoj që ke thirrë Policinë i nderum
Visari: Aaaa, me mfal