2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Gashi i LDK’së tregon se si iu afruan disa persona dhe me tone të larta i kërkuan llogari pse nuk po e përkrahin VV’në

Rekomandime

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në emisionin “A Show” ka treguar se si disa persona i janë afruar Gashit për t’i kërkuar përgjegjësi pse LDK’ja nuk po e përkrah Lëvizjen Vetëvendosje.

- Advertisement -

“Dhe pas emisionit të djeshëm, disa persona kanë ardhur te dera e studios sime me tonalitete të ngritura duke kërkuar përgjegjësi se pse LDK’ja nuk po e përkrah Vetëvendosjen dhe pse nuk po kërkojnë postin e presidentit”, ka treguar Gashi në “A show”.

Gashi ka thënë se nuk e di nëse ishin aktivistë të VV’së pao vetëm qytetarë të nervozuar.

“Unë nuk e di nëse këta persona ishin aktivistë të Vetëvendosjes apo ndoshta kanë qenë vetëm qytetarë të nervozuar”, ka thënë Gashi.

- Advertisement -

Tutje Gashi ka thënë se dy partitë duhet të merren vesh mes vete dhe nuk duhet të rrezikojmë që presionet e jashtme ta cenojnë marrëveshjen për koalicion mes LDK’së dhe VV’së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit