20.3 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Në LDK e quajnë “të fabrikuar” sondazhin e Vetëvendosjes

Rekomandime

Gjatë ditës së sotme, Lëvizja Vetëvendosje publikoi një sondazh, se si mund të jenë rezultatet nëse shkohet prapë në zgjedhje.

- Advertisement -

Sipas këtij sondazhi, që nuk i dihet se kush e ka bërë, VV do të jetë e para me 42%, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës e dyta me 21%

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demoraktike të Kosovës, Florian Dushi ka reaguar pas publikimit të sondazhit.

Në postimin e tij në Facebook, Dushi ka shkruar se VV po mundohet ta detyrojë LDK-në të futet në koalicion ‘sipas kushteve të diktuara nga ta’.

- Advertisement -

“Dështimi që përmes presionit publik të organizuar e të orkestruar ta detyrojnë LDK-në të futet në koalicion sipas kushteve të diktuara nga VV, po i shtyen të duken qesharak si në paraqitje ashtu edhe në metoda”, thuhet në reagimin e Dushit.

Dushi këto sondazhe i ka quajtur të fabrikuara.

- Advertisement -

“Së fundmi, bashkë me “kërcënimin” për zgjedhje, kanë filluar të publikojnë sondazhe të fabrikuara (vizatuara) sipas dëshirës së tyre, sa për t’u vetkënaqur bashkë me proletarët e tyre trushpërlarë”, ka shkruar Dushi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit