1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Gashi tregon se si artileria e Shqipërisë bombardoi caqe serbe për të shpëtuar ushtarët e rrethuar të UÇK-së

Rekomandime

Ish-ushtari i UÇK-së, Binak Gashi, ka treguar ndihmën që i ka dhënë Ushtria Shqiptare formacioneve të UÇK-së, prej trajnimeve të ushtarëve deri tek dhënia e eprorëve të aftë ushtarakë për Iuftë.

Ai thotë se ish-Gjenerali Kudusi Lame ka një kontribut të paçmueshëm në Operacionin “Shigjeta” në betejat e Koshares dhe Pashtrikut,

- Advertisement -

“Kontributi i veçantë për neve nga të gjitha qendrat stërvitore në territorin e Shqipërisë e ka dhënë Gjeneral Kudusi Lame. Ka qenë komandant i njësisë së Kukësit që përfshinte Shkodrën deri tek Liqeni i Ohrit. Kontributi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm prej trajnimeve tek përgatitje. Me eprorët më të lartë të vet na kanë ndihmuar prej Iuftës në Koshare deri në Pashtrik”, tregon ai në emisionin Pressing në T7.

Ai tregon edhe për një rast ku forcat shqiptare granatuan pozicionet serbe pasi kishin marrë informata se ushtarët e UÇK-së ishin të rrethuar në pozicion të pafavorshëm. Rasti kishte ndodhur në Malësinë e Gjakovës.

“Sa i përket rastit në Dobrunë, ne nuk e kemi ditur që është një grup i fshatarëve dhe policëve në vijën kufitare që janë pozicionuar. I kam urdhëruar njësitet që të futen në Dobrunë dhe të marrin edhe Godenin. Komuna e Gjakovës janë vendi ku ndodhen. Ne nuk e kemi ditur dhe ka mundur të gjuajnë edhe mes vete. Por reagoi shpejt ushtria shqiptare dhe granatoi pozicionet serbe. Si ua dhamë informacionet, ndodhi gjuajtja e artileri. Sa kemi mujt. Me artileri dhe tankse. Kanë qenë efikas. Pas disa ditëve së bashku hapim një rrugë ku rreth 100 metra, 157 mina i kanë tërhekur. Iu kam bërtitur pak se nuk kanë qenë specialista. Por kishin dëshirë të depërtonin. Pastaj prej asaj rruge kemi shkuar në Goden”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit