11.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Gazetari amerikan që raportoi eliminimin e kosovarëve nga serbët në bunare: E njejta tash po ndodh në Ukrainë

Rekomandime

Gazetari amerikan R Jeffrey Smith, që kishte raportuar nga Kosova, në vitin 1999, për çka ishte finalist për çmimin “Pulitzer”, ka bërë një krahasim me atë që ka parë para 23 vitesh në Ballkan me atë që po ndodhë në Ukrainë. Sipas tij serbët në Kosovë kishin hedhur të eliminuar në bunarë dhe të njëjtën po e bëjnë edhe rusët.

Gazetari shprehet se është e tmerrshme se si historia po përsëritet, duke thënë se kufomat hidhen në bunarë me qëllim të helmojnë ujin.

- Advertisement -

Me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, Smith rrëfen se si kishte parë kufoma të hedhura nga serbët në bunarë.

“23 vjet më parë, unë isha në Kosovë ditën kur forcat serbe u tërhoqën nga Kosova, duke raportuar për WP. Ndër gjërat më të pakuptueshme që u panë atë ditë janë kufomat e hedhura nga serbët në bunarë. Historia po përsëritet tani në Ukrainë, me trupa të gjetur në bunarë ku u tërhoqën rusët”, shkruan gazetari.

Ai ka treguar disa arsye pse ndodh kjo, sipas tij me kufomat e hedhura në bunarë synohet helmimi i ujit të pijshëm.

- Advertisement -

“Pse po ndodh përsëri kjo? Së pari, është një formë primitive e Iuftës, me trupat që synojnë të helmojnë bunarët dhe të mohojnë ujin e pijshëm për vendasit. Por së dyti, është menduar si një mohim i tmerrshëm i njerëzimit, tokat e të cilëve janë pushtuar”, shprehet ai.

“Është rezultat i një ideje, të ngulitur qëllimisht nga drejtuesit maniakë të milicive dhe njësive ushtarake, se vetë toka duhet të plaçkitet dhe të bëhet e pajetueshme për banorët e saj — një manifestim i formës më të vrazhdë të fanatizmit dhe kafshërisë”, vijon ai.

- Advertisement -

Tutje, ai shprehet se është tronditur kur ka parë kufomat nëpër bunarë në Kosovë.

“U trondita plotësisht nga ajo që pashë në Kosovë, kufomat e futura në bunarë vetëm disa metra larg. E kisha të vështirë të imagjinoja se si njerëzit mund të kishin kaq pak respekt për të tjerët – njerëzit me familje që do të shihnin se çfarë ishte bërë dhe duhet të merrnin trupat”, rrëfen gazetari, transmeton Gazeta Express.

R Jeffrey Smith thotë se është e tmerrshme të shohësh se si historia përsëritet.

“Mjerisht, në Kosovë ajo shkoi dorë për dore me një mjet tjetër të degradimit të qëllimshëm: përdhunimin masiv. Dhe kjo gjithashtu është shfaqur tani në Ukrainë. E bën të qartë se kjo nuk është vetëm një luftë për tokë, apo burime. Është më personale për ushtarët e përfshirë.

Ata janë indoktrinuar të imagjinojnë se armiqtë e tyre janë më të këqij se ata, janë nënnjerëzor dhe duhet të degradohen dhe t’u mohohet aftësia e tyre për të jetuar jetë normale. Me pak fjalë, ata vetë janë helmuar rëndë. Është e tmerrshme të shohësh që kjo histori të përsëritet”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit