5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Gazetari i njohur kroat për Haradinajn: Sikur ta kishim ne një lider si ai

Rekomandime

Gazetari i njohur kroat Velimir Bujanec, ka vlerësuar punën dhe mundin e ish kryeministrit Haradinaj i cili është edhe kryetar i Aleancës për Ardhmërië e Kosovës (AAK).

- Advertisement -

Bujanec, i cili është moderator televiziv në Kroaci, tha se Haradinaj ju ka qëndruar gjithmonë besnik bashkëIuftëtarëve të tij, të cilët nuk i harroi asnjëherë pa marr parasysh çfarë pozite mbante ai.

“Ky është burrë shteti i vërtetë, sikur ta kishim një si ai: Ramush Haradinaj publikoi një pamje nga fushëbeteja, në kujtim të bashkëIuftëtarit të ndjerë Shaban Lajqi. Komandanti shqiptar dhe kryeministri i Kosovës në dy mandate, Ramush Haradinaj, në profilin e tij në Instagram, ka ndarë një fotografi mbresëlënëse nga fushëb*teja në kujtim të Iuftëtarit të guximshëm Shaban Lajqi – Mixha, i cili shkoi nga kjo botë pesëmbëdhjetë vite më parë, për shkak të sëmundjes së rëndë të shkaktuar nga pasojat e Iuftës. Ajo që është veçanërisht e bukur dhe e ndershme në postimin e Haradinajt është fakti se një njeri i cili është i lartë në politikë sot, kurrë nuk i ka harruar bashkëIuftëtarët e tij, dhe më e rëndësishmja – në asnjë moment nuk ka menduar t’i tradhtojë ata, e për këtë shkak ai shpesh ra në konfIikt të ashpër me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, që i kushtoi atij edhe me humbjen e postit të kryeministrit, në të cilin jam i bindur që do të kthehet”, ka shkruar ai. Ai tha se po të udhëhiqet Kroacia, nga një lidier siç është Ramush Haradinaj, i cili nuk u gjunjëzua nga askush, e sidomos jo para atyre që bënë agre*ion kundër shtetit, vendi do të kishte më pak probleme. “Ne Ramush Haradinajn duhet të marrin shembull shumë politikanë kroat, e Atdheu ynë do të kishte më pak probleme nëse do të udhëhiqej nga njerëz si ai, Iuftëtar e atdhedashës që nuk përulen para askujt e veçanërisht jo para atyre që bën ag*esion ndaj shtetit për të cilin dhanë gj*kin e tyre”, thuhet në shkrimin e Bujanec.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit