7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Gazetari Tim Judah pyet LDK’në, me Thaçin a me Kurtin?

Rekomandime

Gazetari britanik Tim Judah, njohës i zhvillimeve në Ballkan, ka komentuar deklaratën e Presidentit Hashim Thaçi për takimin me Isa Mustafën.

Presidenti i vendit. pas takimit kreun e LDK’së, Isa Mustafa dhe nënkryetarin Lutfi Haziri, ka shkruar se me ta u pajtua që të kenë qëndrime të unifikuara për cështje të rëndësishme të vendit.

- Advertisement -

Gazetari Judah thotë se si Mustafa unifikoi qëndrimet me LDK’në, derisa është në bashkëqeverisje me kryeministrin Albin Kurti.

“Nëse qëndrimet e LDK’së janë të unifikuara me ato të Presidentit Hashim Thaci, në cështjet kyce, a do të thotë kjo që më nuk është e unifikuar me Kryeministrin Kurti, me të cilin po bashkëqeverisin”, ka shkruar Judah.

Ndërkaq Presidenti Thaci sot ka planifikuar takime me të gjithë liderët e partive që janë pjesë e Kuvendit. Ai maratonën e filloi me Mustafën e Haziri.

- Advertisement -

Thaci e ka falëndëruar ish-partnerin e tij që gjithmonë ka qenë konstruktiv për cështjet shtetndërtuese.

Takim i shkëlqyeshëm i punës me ish-kryeministrin dhe liderin e LDK’së, z. Isa Mustafa. Ne u pajtuam që të kemi një qëndrim të unifikuar për cështje kyce të vendit.

- Advertisement -

Falëndërues që z. Mustafa dhe LDK’ja kanë qenë gjithmonë konstruktiv në cështjet shtetndërtuese”, ka shkruar Thaci.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit