8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

PDK propozon për president të ri emrin e njohur brenda saj

Rekomandime

Partia Demokratike e Kosovës sipas të gjitha gjasave do ta ketë presidentin e ri të Kosovës, nga radhët e veta, shkruan “Bota sot”.

- Advertisement -

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës i kanë hapur rrugë dhe i kanë dhënë mbështetje një emri të PDK-së, e për atë arsye u mbajt dje edhe mbledhja e partisë së Isa Mustafës.

Gazeta “Bota sot” merr vesh nga burime të saj se PDK-ja ka vendosur që zyrtarin e saj, Hajredin Kuqin ta propozojë për president të vendit.

Të njëjtat burime i kanë thënë gazetës “Bota sot” se edhe emri i Enver Hoxhajt është përmendur si i mundshëm për president.

- Advertisement -

Në anën tjetër, AAK-ja vazhdimit ka deklaruar se nuk lëshon pe nga posti i presidentit, e që me vendim të këshillit kanë vendosur që Ramush Haradinaj të jetë i propozuar për president.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit