11.8 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Aksioni në mobishopet në Prishtinë, ja çfarë u gjet nga Dogana dhe ATK-ja

Rekomandime

Gjatë ditës së sotme Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë zhvilluar aksion në Prishtinë, në shtatë (7) lokacione të ndryshme, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të ekonomisë jo-formale në sektorin që veprimtari ka shitjen dhe servisimin e telefonave mobil, të njohur ndryshe edhe si mobi shop, i cili është vlerësuar paraprakisht se ka risk të lartë të in-formalitetit.

- Advertisement -

Si rezultat i këtij aksioni janë sekuestruar 46 telefona mobil dhe tableta si mall pa dokumentacion, po ashtu gjatë ekzaminimit të dokumentacionit është hasur edhe në mungesë të stoqeve apo nën-deklarim.

ATK të gjitha aktivitetet e saj për luftimin dhe parandalimin e ekonomisë jo-formale i ka në harmoni me Strategjinë Kombëtare të Republikës së Kosovës për Parandalimin dhe Luftimin e Ekonomisë Jo-formale, Pastrimin e Parave, Financimin e Terrorizmit dhe Krimeve Financiare 2019-2023, si dhe bazuar në Planin Operative të ATK-së, analizën e riskut dhe Departamentin e Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës.

Pamje nga aksioni:

- Advertisement -

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit