Problemi për ndarjen e pozitave të larta shtetërore ka bërë që Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës të mos arrijnë koalicion mes vete për formimin e qeverisë së re, shkruan Gazeta Metro.
Por, një shpjegim interesant ka dhënë Gani Geci, ai po thotë se Vetëvendosje duhet që ta thotë një fjalë që sipas tij duhet të pranon kushtet e Amerikës.
“Koalicioni do të bëhet kur Vetëvendosje do të thotë La ilaha illallah, Armerika rasulu llah”, tha Geci në RTV Dukagjini, transmeton Gazeta Metro.
Sipas Gecit, Vetëvendosje duhet të pranon kushte që i ka kërkuar Amerika dhe se pa fjalën e saj nuk do të ketë koalicion dhe qeveri të re.