11.5 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Gënjeshtra e Arban Abrashit për Devollët, Arbitrazhi ekziston në kontratë

Rekomandime

Sot në seancën e Kuvendit të Kosovës temë diskutimi ka qenë çështja e homolgimit të veturave.

- Advertisement -

E në lidhje me diskutimet që u bënë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës ka reaguar edhe Qendra e Automjeteve të Kosovës Eurolab, e sipas të cilëve, diskutimi nga deputetët ishte jo korrik e jo etik dhe se qëllimi i vetëm ishte për përfitime elektorale dhe politike.

“QAK EUROLAB, ndjenë keqardhje për diskutimin jo-përmbajtësor e të pasaktë që parashtruan në seancë disa deputet. Ne si subjekt i kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës, shprehim indinjatën e thellë për informatat e pasakta qe u hodhën ne adresën tonë.

E drejta e deputetëve për nisma ligjore është një e drejt themelore e përfaqësimit demokratik te ideve dhe propozimeve qofshin ato individuale apo grupore mirëpo para çdo nisme duhet vlerësuar impaktin dhe implikimet eventuale në relacionet bilaterale për të shmangur pasoja të mundshme financiare për BKK por dhe për devijimin e rregullsisë së funksionimit të sektorit në të gjitha hallkat e tij”, thuhet në reagimi e QAK EUROLAB.

- Advertisement -

Tutje në këtë komunikim të QAK EUROLAB thuhet se ata janë të përkushtuar të vazhdojnë ofrimin e shërbimeve te besuara gjatë periudhës ligjore të autorizimit mbi bazën e kompetencave të autorizuara dhe afatit të pritur përputhje me Ligjin 05/L-132 dhe aktet tjera të miratuara e të nënshkruara.

QAK EUROLAB pavarësisht të tilla nismave që nuk përkojnë me praktika të mira siç thonë ata, kanë vullnetin të bashkëpunojnë me institucionet dhe të kontribuojnë profesionalisht për të ruajtur dhe mbrojtur interesin e përgjithshëm të qytetarëve për aspektet e shfrytëzimit të automjeteve.

- Advertisement -

Ndërkohë nj lidhje me këtë situatë ka dhënë një qëndrim ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi i cili ka thënë se nuk kanë kontratë të nënshkruar me Devollët dhe se tani është vetëm udhëzim administrativ.

Më poshtë e gjeni marrëveshjen e QAK EUROLAB me Ministrinë e Infrastrukturës”

https://www.facebook.com/QAK.EuroLab/posts/1787477638071063

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit