19.7 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Gërvalla i reagon Rusisë e Serbisë: Kasapi i Ballkanit ishte Millosheviqi, anëtarët e UÇK-së mbrojtën shtëpitë e tyre

Rekomandime

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, i është përgjigjur përfaqësuesve të Serbisë dhe Rusisë në KS të OKb ku po diskutohet për mandatin e UNMIK-ut.

Gërvalla i reagoi ashpër ministrit të jashtëm serb Nikolla Selakoviq i cili tha se kasapët e vërtetë të Ballkanit janë Hashim Thaci dhe Kadri Veseli.

- Advertisement -

Nuk dua të humbasë shumë kohë këtu.

Të gjithë e dini se çfarë ka ndodhur ën vitet e 90-ta në Ballkan.

Është vetëm një e vërtetë.

- Advertisement -

Kasapi i Ballkanit është Millosheviq. Është turp që Serbia nuk e ka pranuar ende realitetin. Millosheviq nisi krimet e tij prej Sllovenisë në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë e pastaj në Kosovë.

NATO erdhi që të ndalojë atë.

- Advertisement -

E kuptoj pse Rusia flet kundër neve.

Ajo nuk është e kënaqur që Ksoova është shtet i suksesit.

Të jem këtu e teksa dëgjoj prezantuesen e Rusisë duke sulmuar UCK—në, më kujton njerëzit heronj të Ukrainës që po mbrojnë vendin e tyre dhe propagandën që po bëni kundër tyre.

Anëtarët e UÇK-së mbrojtën vendin e tyre dhe shtëpitë e tyre.

Nuk do të isha krenare po të përfaqësoja ndonjërin prej shteteve tuaja”, tha ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit