1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Gërvalla ia huq sërish, thotë se Kosova po feston ditën e 14-të të pavarësisë

Rekomandime

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka bërë një lëshim gjuhësor teksa ka uruar 14-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Gërvalla, në një postim në llogarinë zyrtare në ‘Twitter’, në urimin e shkruar në gjuhën angleze, ka bërë një lëshim duke thënë se Kosova po feston ditën e 14-të të pavarësisë.

- Advertisement -

Në ditën e saj të 14-të të Pavarësisë, Republika e Kosovës është demokraci e fortë, partner i njohur në Evropë dhe më gjerë, si dhe pjesë integrale e partneriteteve euro-atlantike. E kaluara jonë krenare, kultura jonë e lashtë dhe të rinjtë tanë janë themeli për të ardhmen tonë të ndritur”, ka shkruar ajo.

Kjo llogaritet si huqja e parë për këtë vit e kryediplomates kosovare.

- Advertisement -

Gjatë vitit të kaluar, Gërvalla ka ditur të ngatërrojë flamurin e NATO-s me atë të OKB-së e flamurin e Andorrës me atë të Moldavisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit