-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Gërvalla nga Sllovenia: ‘Minishengeni’ mund të jetë i rrezikshëm për stabilitetin dhe paqen në Ballkan

Rekomandime

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, mori pjesë sot në diskutimin jo-formal mes ministrave të Jashtëm dhe për Çështje Evropiane të BE-së dhe vendeve të Ballkanit që u mbajt në Brdo Pri Kranju të Sllovenisë, nikoqir i të cilit ishte sekretari slloven i Shtetit për Punët e Jashtme, Gasper Dovzan.

Ministrja Gërvalla, në fjalën e saj tha se Kosova është në rrugë të mbarë sa i përket çështjet e menaxhimit të pandemisë.

- Advertisement -

Teksa ka folur për bashkëpunimin rajonal, Gërvalla është ndalur tek ideja e tregut të përbashkët rajonal si plan dhe strategji për bashkëpunim rajonal dhe zgjidhje të konflikteve. Ajo ka theksuar se ka aktorë në Ballkan që po tentojnë ta minojnë këtë koncept duke u përpjekur t’i kthejnë kohërat e vjetra në këtë rajon, kur përplasjet politike dhe ekonomike ishin të ndërlidhur.

“E quajnë ‘mini-shengen’ dhe na thonë vazhdimisht që ky nuk është në kundërshtim me rrugëtimin drejt BE-së. Por kjo nuk është e vërtetë. Na thonë që i shërben bashkëpunimit rajonal. As kjo, nuk është e vërtetë”, ka thënë Gërvalla, raporton KK.

Tutje, kryediplomatja kosovare i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të ndërmerr hapat e nevojshëm për ta ndaluar këtë proces para se të jetë vonë.

- Advertisement -

“Ky proces mund të jetë shumë i rrezikshëm për stabilitetin dhe paqen në Ballkan”, është shprehur Gërvalla.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit