11.3 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Gërvalla: Qeveria e Kosovës është e gatshme për të ndihmuar në çdo formë Maqedoninë e Veriut pas aksidentit tragjik

Rekomandime

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, i ka dërguar telegram ngushëllimi homologut të saj nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani, për aksidentin tragjik që ndodhi në Bullgari, ku humbën jetën së paku 46 qytetarë nga Maqedonia e Veriut

“Pranoni ngushëllimet më të sinqerta në emrin tim dhe të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, për Ju, familjarët e viktimave dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut për këtë humbje të madhe dhe tragjike”, është shprehur Gërvalla.

Gërvalla u uroj shërim të shpejtë të lënduarve, teksa shprehi gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të qenë pran dhe për të ndihmuar në çdo gjë që është e nevojshme për qytetarët dhe institucionet maqedonase.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit