0.7 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Gërvalla shkarkon nga detyra 11 zyrtarë të shërbimit të jashtëm, “u punësuan arbitrarisht”

Rekomandime

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka ndërprerë marrëdhëniet e punës së 11 punonjësve të kësaj ministrie.

MPJ thotë se ky vendim është marrë pas një analize të detajuar ligjore dhe në vazhdën e masave për vendosjen e ligjshmërisë në administratën publike të Kosovës, si dhe anulimit të vendimeve “të jashtëligjshme të marra në të kaluarën”.

- Advertisement -

Personat e liruar sot nga detyra janë punësuar pa iu nënshtruar procedurave të rregullta të pranimit në shërbimin e jashtëm, të përcaktuara me Ligjin për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës dhe as procedurave dhe rregullave të pranimit sipas Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, i zbatueshëm në kohën kur këta persona janë emëruar në shërbimin e jashtëm. Ata kanë hyrë dhe janë konsideruar anëtarë të shërbimit të jashtëm përmes vendimeve arbitrare”.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës shton se është duke shqyrtuar edhe masat që duhet të ndërmerren ndaj zyrtarëve përgjegjës për punësimin e paligjshëm të personave të mësipërm.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e vendosur në zotimin e saj për vendosjen e ligjshmërisë në vend. Keqpërdorimi i parasë publike dhe punësimet e paligjshme nuk kanë vend në administratën publike dhe do të ndalen dhe luftohen me vendosmëri”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit