1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gëzim Muriq realizon shtatoren e Ibrahim Rugovës, pritet të vendoset në Istog

Rekomandime

Skulptori i njohur, Gëzim Muriqi, i cili njihet për realizimin e shtatoreve të figurave të njohura historike shqiptare, ka paralajmëruar se është në përfundim e sipër të skulpturës së tij të fundit të presidentit historik, Ibrahim Rugova, shkruan KultPlus.

- Advertisement -

Gëzim Muriqi tregoi për KultPlus se modelimi i skulpturës ka zgjatur pak më shumë se një muaj, duke pasur pastaj parasysh përgatitjet që skulptori duhet t’i bëjë në mënyrë që të njihet më shumë me karakterin e figurës të cilës i dedikohet shtatorja.

Një figurë si ajo e Ibrahim Rugovës kur vie para publikut në cfarëdo formë e sidomos përmes artit, kërkon shumë përgjegjësi. Për Muriqin kjo është skulptura e dytë e Rugovës, e para gjendet në Malaj të Rugovës, dhe, edhe pse tashmë një profesionist në punën e vet, ai e konsideron një përgjegjësi të madhe realizimin e kësaj skulpture.


‘Përgjegjësi profesionale vazhdon të përcjellë artistin në vazhdimësi’, shprehet tutje ai për KultPlus.

- Advertisement -

Duke pasur parasysh situatën pandemike nëpër të cilën po kalon edhe Kosova, data e zbulimit të shtatores nuk është zbuluar akoma. Muriqi tregon se kjo situatë imponon edhe datën, mirëpo shpreson dhe beson se brenda këtij viti do të realizohet edhe promovimi i shtatores.

Shtatorja, dimensionet e së cilës janë 305 cm, pritet të vendoset në Istog, në memorialin ‘Ibrahim Rugova’.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit