Pasi gëlltitën një substancë të panjohur, dy prej 11 ushtarëve amerikanë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
11 ushtarë të bazës ushtarake amerikane, “Fort Bliss”, u sëmurën pasi gëlltitën një “substancë të panjohur” gjatë një ushtrimi fushor të enjten e kaluar, shkruan CNN, transmeton Demokracia.com.
“Fort Bliss po heton rastin e incidentit ku 11 ushtarë janë sëmurë pasi gëlltitën një substancë të panjohur gjatë një ushtrimi fushor”- informuan autoritetet e bazës ushtarake.