1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Gjasat e arritjes së marrëveshjes LVV-LDK, para takimit Thaçi-Kurti

Rekomandime

Është e vështirë që deri më 6 janar, Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratikë e Kosovës të arrijnë një marrëveshje për koalicion.

Përderisa në krye të Parlamentit ka ardhur një figurë nga Lëvizja Vetëvendosje, kjo ka stagnuar edhe përshpejtimin e arritjes së kësaj marrëveshje, thotë njohësi i çështjeve politike në vend, Shkodran Ramadani.

- Advertisement -

Në mënyrë që koalicioni të arrihet, këtyre dy subjekteve do ju duhet që të rishikojnë dizajnimin e marrëveshjes.

Ose duhet ta rishikojnë një mundësi për shkarkim të Glauk Konjufcës dhe votimin e një kryetari të ri të Parlamentit ose duhet t’i ndajnë ndryshe ulëset e Parlamentit duke përfshirë edhe Presidentin.

Ndonëse thotë se përfaqësuesit diplomatik të cilët qëndruan ditë më parë në Kosovë të ardhur nga SHBA, kanë përçuar mesazhin e përshpejtimit të arritjes së marrëveshjes, prapë se prapë ky koalicion do kohë për tu formuar.

- Advertisement -

Madje sipas Ramadanit as takimet me struktura të partive nuk janë duke luajtur rol në vendimmarrje për marrëveshje.

Ma shumë me struktura takohen për legjitimim të vendimeve dhe më pas dalin më komunikata që gjoja u morëm vesh me strukturat”.

- Advertisement -

Kujtojmë se Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të takohet më 6 janar në ora 15:00, më Presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Ky takim është vendim për hapjen e rrugës për formimin Qeverisë për partinë e dalur fituese në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ndonëse Presidenti i vendit kishte ftuar Kurtin tri herë në takim, ftesat e Peridentitit janë kthyer prapa. Ishte vetë Albin Kurti ai që caktoi ditën e orën se kur do të takohet më presidentin Thaçi.

E po në këtë ditë vetëm disa orë më herët partia e cila është në përpjekje të arrij një koalicion me Vetëvendosjen, Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj dy mbledhje të njëpasnjëshme me strukturën e saj.

Kujtojmë se deri tash Vetëvendosje e LDK, kanë mbajtur disa takime në tentativë për koalicion, por që gjerat u bllokuan në momentin kur në tavolinën e diskutimit dhe ndarjeve të pushtetit erdhi edhe posti i Presidentit nga kjo e fundit.

Si mos të mjaftonte kjo, ishte Lëvizja Vetëvendosje ajo që pa një marrëveshje paraprake në seancën konstituive vendosi në votim Glauk Konjufcën për kryetar të Parlamentit.

Po në atë seancë Konjufca morri votat e 75 deputetëve të mjaftueshme për këtë pozitë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit