1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gjeli më i madh në botë ndodhet në Kosovë 

Rekomandime

Gjeli me tre këmbë quhet “Merakli” dhe u bë viral në internet nga një video ku tregohet se është i fiksuar pas dy pulave, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Gjeli është 91 centimetër i gjatë dhe peshon 7.7 kg. Këmbët dhe krahët e tij gjigante i ka bërë njerëzit të besojnë se është një fëmijë i maskuar me kostum gjeli.

Pronari i tij, Fitim Sejfijaj ka dhënë një intervistë për të përditshmen britanike “The Sun”, ku ka thënë: “Ai është një zog shumë i dashur dhe i lumtur. Merakliu ka dy pula dhe trajtohet shumë mirë”.

Merakli i përket familjes së pulave Brahma, të cilat janë më të zhvilluarat në Shtetet e Bashkuara dhe fillimisht janë importuar nga Kina.

Është e habitshme që një gjel i tillë rritet në Kosovë pasi lajmet për kafshët më të pazakonta vijnë nga Australia. Ndër më të fundit ishte lopa gjigante që nuk shitej.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit