Një femër është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Suharekë.
Policia, vdekjen e saj e ka cilësuar të dyshimtë.
“Raportohet se është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj viktima femër K/Shqiptare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e saj”, njofton Policia e Kosovës.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.