Gjendet gazetarja ruse që protestoi ‘live’, avokati zbulon vendnodhjen e saj

0
133

Një avokat i gazetares ruse, e cila me një pankartë u fut gjatë transmetimit të lajmeve duke kërkuar ndaljen e luftës në Ukrainë, ka konfirmuar për CNN se Marina Ovsynnikova është gjetur dhe tanimë është në një gjykatë të Moskës.

Një fotografi ku shihet Ovsynnikova dhe njëri prej avokatëve të saj, Anton Gashinsky, ishte publikuar në Telegram këtë pasdite.

Dmitry Zakhvatov dhe avokatë të tjerë kanë provuar ta gjejnë ku është gazetarja e cila protestoi të hënën.

Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje autoriteteve ruse që të mos ndëshkojnë atë për ushtrimin e të drejtës së saj.

“Ndalo luftën! Mos i besoni propagandës! Ata po ju gënjejnë”, ishin fjalët e shkruara në pankartë, të cilat u hijëzuan kur u shfaqen në disa media ruse.

Kremlini ka vendosur dënime mjaft të rënda kundër atyre që marrin pjesë në protesta të paligjshme dhe atyre që publikojnë të tilla informacione që Kremlini i konsideron të rreme për ushtrinë ruse dhe aktivitetet e saj. Ata mund të dënohen deri në 15 vjet. Ka një mori ligjesh të tjera sipas të cilave supozohet se ajo mund të ndiqet penalisht.