Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në rrugën “Bingenit” në Prizren.
Policia ka njoftuar se njësitet policore, ekipi mjekësor dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja.
“Rr. “Bingenit”, Prizren NN. Është raportuar se me 05.03.2020 viktima mashkull kosovar në banesën e tij është gjetur pa shenja jete. Njësitet policore, ekipi mjekësor dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.