Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë, mesditën e së dielës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe prokurori kujdestar.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Prishtinë, 05.12.2021-15:47. Viktima kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore si dhe prokurori kujdestar. Është kryer ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, ka bërë të ditur policia.