1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Gjenerali amerikan paralajmëron Serbinë: Jeni duke rrezikuar shumë

Rekomandime

Serbia ka të drejtën sovrane të blejë armë nga Kina apo kujtdo që dëshiron, por pushteti serb duhet të hap sytë e të vendos si t’i shmanget zëvendësimit të një varësie, asaj nga Kremlini, me një tjetër- atë të Partisë Komuniste të kinës, tha gjenerali amerikan Frederick Ben Hodges

- Advertisement -

“Do të prisja që ministria e mbrojtjes t’i kushtoj vëmendjen e duhur kur bëhet fjalë për konfirmimin e ndërveprimit të sistemeve kineze në kornizën e sistemeve të tyre dhe konceptit të mbrojtjes, po ashtu dhe qëndrueshmërisë, përkatësisht mirëmbajtjes afatgjatë, municionit, trajnimit, [pjesëve rezervë…” ka thënë Hodges.

Ai tha se shpreson se qeveria serbe do të bëjë më të mirën për të rinjtë e Serbisë, duke lidhur marrëveshje që do të ju mundësonte marrëveshjet më të mira e me perspektivë në të ardhmen.’

“Marrëveshjet me Kinën zakonisht përfshijnë disa rezultate negative, siç është transferi apo vjedhja e teknologjisë, infuzioni i fuqisë punëtore kineze në dëm të punësimit të fuqisë punëtore të nikoqirit, e marrëveshje jashtëzakonisht të pavolitshme të pagesës së borxheve të Kinës’” tha gjenerali amerikan.

- Advertisement -

Hodges që ka komanduar forcat tokësore amerikane në SHBA në Europë prej 2014’s deri në vitin 2017, tani është bashkëpunëtor i Qendrës për Analizë të Politikave Europiane (CEPA), shtoi gjithashtu se Perëndimi do të duhej të garonte me Kinën duke ofruar kushte më të mira.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit