3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Gjenerali amerikan: Sulmi rus do të ishte i tmerrshëm, me VlKTlMA të konsiderueshme

Rekomandime

Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së ShBA-së, Gjeneral Mark Milley, ka thënë se pushtimi rus i Ukrainës do të ishte i tmerrshëm dhe do të çonte në numër të konsiderueshëm të VlKTlMAVE.

Gjenerali Milley tha se grumbullimi i 100.000 trupave ruse afër kufirit të Ukrainës është më i madhi që nga Iufta e Ftohtë, shkruan BBC.

- Advertisement -

Megjithatë, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se konflikti ende mund të shmanget përmes përdorimit të diplomacisë.

Në një konferencë për gazetarë të premten në Pentagon, zyrtari më i lartë ushtarak i Shteteve të Bashkuara paralajmëroi se shkalla e forcave ruse afër kufirit të tyre me Ukrainën do të kishte pasoja të rënda.

Sidoqoftë, sekretari Austin u shpreh më optimist. “Konflikti nuk është i pashmangshëm. Ka ende kohë dhe hapësirë për diplomaci. Nuk ka arsye që situata të kalojë në konflikt. Ai mund ta urdhërojë largimin e trupave”, tha Austin, duke iu referuar presidentit rus, Vladimir Putin, të cilit i bëri thirrje që t’i ulë tensionet.

- Advertisement -

Ndryshe, Presidenti Biden tha të premten se do të dërgojë një numër të vogël ushtarësh në Evropën Lindore për ta përforcuar praninë e NATO-s në këtë rajon. Ai nuk saktësoi se kur do të dërgohen ushtarët atje dhe në cilat shtete do të vendosen.

Shtetet e Bashkuara ia kanë refuzuar Rusisë njërën nga kërkesat kryesore – atë që NATO-ja ta përjashtojë mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në aleancë -, por kanë këmbëngulur se i kanë ofruar Moskës “një rrugë seriose diplomatike”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit