9.8 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Ballkani po armatoset, Serbia e Kroacia, të parat për shpenzime ushtarake

Rekomandime

Serbia do të shpenzojë këtë vit gjysmë miliard euro për armatime. Armë moderne, si sistemi anti-tank rus “Kornet” u prezantuan së fundmi nga presidenti i Serbisë.

Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq deklaroi se blerjet do të vijojnë pasi sektori i mbrojtjes duhet të përshtatet me aktualitetin.

- Advertisement -

“Serbia nuk përbën kërcënim për askënd. Ajo po armatoset në bazë të nevojës dinamike për të pasur një ushtri në gjendje të mbrojë vendin”, tha ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq.

Shumë vende në Ballkan po ndjekin të njëjtin shteg në ripërtëritjen e ushtrive. Eksperti Igor Tabak sqaron se kjo po bëhet në kuadër të kontekstit gjeopolitik.

Edhe Kroacia po gërmon xhepat për të shpenzuar 1.2 miliardë euro për avionë dhe automjete luftarake. Bosnje e Hercegovina dhe Kosova do të shpenzojnë gjithashtu, por jo në këto përmasa. A po përjeton Ballkani një garë armatimi 3 dekada pas Iuftërave?

- Advertisement -

“Së pari, të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë kanë të njëjtin problem, ato e bazojnë armatimin në bazë të shembullit të ushtrisë popullore jugosllave. Koha e ka konfirmuar këtë. Së dyti, konceptet Iuftarake kanë ndryshuar. Një pjesë e pajisjeve janë vjetërsuar”, tha Vlade Raduloviq, Qendra për Kërkime Gjeostrategjike dhe Terr0rizmin.

Një sondazh i fundit i realizuar nga Qendra për Politikat e Sigurisë në Beograd tregon se 40 për qind e qytetarëve serbë mendojnë se ushtria është e pajisur më mirë krahasuar me 10 vjet më parë.

- Advertisement -

Ndërsa dy të tretat e të pyeturve thonë se për ushtrinë duhen shpenzuar më shumë të ardhura.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit