11.2 C
Pristina
Friday, March 24, 2023

S’ka marrëveshje ndërmjet VV e LDK

Rekomandime

Takimi i sotëm mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka rezultuar pa arritjen e marrëveshjes për koalicionin qeverisës. Pas dy orë takimi, palët nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre.

Takimi që u mbajt në ambientet e Kuvendit të Kosovës nuk ka prodhuar marrëveshjen për të cilën u raportua se pritej të arrihej sot.

Nuk dihet nëse palët do të zhvillojnë ndonjë takim tjetër apo përfundimisht janë shuar bisedimet për lidhjen e një koalicioni të mundshëm LVV-LDK.

Më shumë artikuj

Të fundit