2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Gjenerali kroat: Ja marrëveshja e fshehtë që kishin bërë për Kosovën Milosheviç dhe Tugjman

Rekomandime

Franjo Tugjman dhe Slobodan Millosheviqi ishin marrë vesh për krijimin e Serbisë së Madhe dhe Kroacisë së Madhe, tha gjenerali kroat tha Ivo Jelic, ish-komandant i Brigadës së Katërt të Ushtrisë Kroate në një intervistë për “Slobodna Dalmacija”. Ai gjithashtu foli për një zgjidhje që kishte dy liderët për Kosovën, skruan FMimages.net

- Advertisement -

Të dy liderët ishin takuar 42 herë gjatë luftës. Thelbi marrëveshjes mes Tugjmanit dhe Millosheviqit, ishte ndarja e Bosnjës është kjo arsyeja e vetme për takimin e tyre. Për këtë aleancë të kohës së luftës duhet të prodhonin Serbinë e Madhe dhe Kroacinë e Madhe, siç dëshmohet nga dosja e Tugjmanit e cila është tani në Hagë.

Ai gjithashtu përmendi teorinë se Beogradi dhe Zagrebi ranë dakord të zgjidhin problemin e Kosovës.

Pas luftës, Akademia Serbe e Shkencave dhe e Arteve vlerëson se problemi i Kosovës është kanceri më i madh në Beograd dhe më në fund duhet të zgjidhet, duke krijuar një Serbi të Madhe. Për ta arritur këtë, ata kanë nevojë për një partner në Ballkan, dhe ky është Zagrebi. Partnerit iu dha si shpërblim Kroacinë e Madhe, e cila duhej të merrte tërë Bosnjën Perëndimore, por Zagrebi ishte i kënaqur me Herzegovinën Perëndimore. Beogradi donte një luftë për të lëvizur serbët nga Knini dhe kufiri i Bosnjës në Kosovë dhe kështu ndryshoi “imazhi i gjakut” atje.

- Advertisement -

Lexo edhe: Thëniet e Avniut nga Elbasani po trondisin rrjetin
Kjo është kur Tugjman fliste për “zhvendosjen njerëzore”, dmth largimin e serbëve të Kroacisë, për në Kosovë.

Sipas tij, lufta në ish RSFJ nuk filloi në Beograd, por në Londër

- Advertisement -

Shkaku kryesor i luftërave në Ballkan është Kosova, dhe lufta është nisur nga Londra, sepse atje ekziston një qendër e fuqisë botërore. Londra është forcë lëvizëse e të gjitha ngjarjeve gjeopolitike, luftërave, tronditjeve të naftës dhe krizave, kështu luftërat në ish-Jugosllavi ishin vetëm një pjesë e projektit gjeopolitik britanik./fmimages.net

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit