7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Gjest i jashtëzakonshëm: Paratë e mbledhura për shërimin e tij, Egzon Sadikaj i dhuron për të riun nga Suhareka

Rekomandime

I riu nga Suhareka, Egzon Sadikaj, i cili javë më parë kishte kërkuar ndihmë për shërim, ka bërë një gjest tejet human. Ai ka dhuruar 11 mijë euro për një të ri tjetër nga Suhareka, Erijon Ramadani, i cili është diagnostifikuar me tumor në këmbën e majtë, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Erjion Ramadani është 18 vjeçari nga Suhareka i cili së fundi është diagnostifikuar me tumor në këmbën e majtë.

Pas analizave në Kosovë dhe Shkup familja ka dalë që të kërkojë ndihmë për djalin e tyre pasi për shërimin e tij është rekomanduar nga mjekët që të dërgohet në Turqi.

“Në pa mundësi të përballojmë dhe mbulojmë shumë për trajtimin mjekësor, kemi mbetur të detyruar të kërkojmë mbështetje financiare. Çdo formë kontributi nga ana juaj është shpresë e madhe për shërimin e Erijonit”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

- Advertisement -


E për shërimin e këtij të riu, ka dalë në ndihmë edhe Egzon Sadikaj i cili javë më parë kishte kërkuar para për shërim.

Ai është momentalisht në Turqi ku edhe ka përfunduar operacionin me sukses.

- Advertisement -

Nga atje Egzoni ka thënë që pasi për janë mbledhur mjete të mjaftueshme për t’a përfunduar operimin dhe për t’i përballuar shpenzimet e terapive, ai së bashku me familjen ka vendosur të ndajë 11 mijë euro për shërimin e Erjon Ramadanit.

Më poshtë njoftimi i plotë tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit