9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Mustafa thotë se LDK-ja s’e lëshon pozitën e Presidentit

Rekomandime

Pas takimit me kryetarët e degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), lideri i kësaj kësaj partie, Isa Mustafa, tha se çështja e presidentit është parimore dhe duhet diskutuar me VV-në edhe për këtë çështje, shkruan GazetaBlic.

- Advertisement -

“Nuk kemi ngrirje, çështja e presidentit mendojmë se është parimore dhe duhet bisedohet mes partive, është çështje e mirëbesimit mes nesh që ndarja e pozitave të mos dal vetëm njëra e fuqishme por të ndahen përgjegjësitë karshi votës që kanë bërë qytetarët”, tha Mustafa.

“Janë çështje që interesi i partive dhe i qytetarëve të barazohet dhe të kemi përgjegjësi të barabartë politike dhe para qytetarëve”, tha ai.

Mustafa tha se nuk kanë emër për presidentin tani pasi që nuk janë zgjedhjet presidenciale, por kur të vij koha LDK do të dal me propozimin e saj.

- Advertisement -

“Zgjidhjet për president nuk i kemi tani por në fillim të vitit 2021, kur të vij koha LDK do ta bëj publike emrin”, tha Mustafa.“Besim ndaj nesh duhet të ketë edhe VV, sepse ne jemi për ta votuar Kurtin për kryeministër dhe një besim të tillë duhet ta kenë edhe ata karshi neve”, shtoi ai.

“Nuk ka asnjë problem, por duhet diskutuar edhe më tutje”, shton Mustafa.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit