13.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Pasi nuk i doli parashikimi për dhjetor, Haradinaj me premtim të ri: Vizat hiqen në pranverë

Rekomandime

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka thënë se vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të ndodhë vetëm në pranverë të vitit të ardhshëm dhe jo këtë vit siç kishte paralajmëruar.

- Advertisement -

Haradinaj në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se u ka dërguar shkresë të gjitha vendeve të BE-së që janë vendimmarrëse, ku ka kërkuar që të hiqen vizat për kosovarët, tashmë nuk shpreson se një vendim mund të merret këtë vit.

Ai ka thënë se shtyrjes së datës për liberalizim i ka kontribuar edhe Vetëvendosja dhe LDK-ja të cilat po i zvarritin procesin e ndërtimit të institucioneve të reja të dala pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Jemi më skeptik tash. Është zor me ndodh sepse po shihet që jemi afër Krishtlindjeve. Jam interesuar për kalendarin e Këshillit të Evropës dhe besoj që gjasat e ardhshme i kemi në fund të shkurtit, fillim të marsit, që me hy në rend dite. Unë kam vazhduar komunikimin me palët dhe ju kam bërë shkresa të gjitha shteteve vendimmarrëse të BE-së për këtë temë që është një padrejtësi. Mund të ketë ndikuar në shtyrje pak edhe vonesa në formim të institucioneve, që disi po na zbehin fuqinë tonë, pasi që kemi mbajt zgjedhje por nuk po e japim lajmin e duhur për institucionet e reja. Dhe besoj që kjo na ka krijuar problem”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Megjithatë Haradinaj ka thënë se qeveria ka kryer të gjitha obligimet dhe se vonesat po bëhen pa ndonjë arsye.

Mendon se vendimi është politik, teksa ka falënderuar Gjermaninë dhe kancelaren Merkel për përpjekjet e vazhdueshme që kosovarët të lëvizin të lirë në zonën shengen.

- Advertisement -

“Nuk do të shkon në pakufi. Edi që njerëzit po kërkojnë por ne si qeveri e kemi bërë punën tonë. Ne i kemi fituar vizat, pro ne s’po mund të vendosim për evropianët. Ata po mendojnë që mund të na vonojnë dhe po na vonojnë. Por nuk kemi ne faj. Nuk mund të thotë as Gjermania, Franca e Holanda që qeveria e Kosovës po i vonon vizat. Ne realisht gaditun po i rrimë, por ata më të ngadalshëm. Nuk na kanë thënë jo, për këtë e falënderoj Gjermaninë dhe kancelaren Merkel dhe ministrin e jashtëm për këtë temë. Pres që në pranverë të kryhet. Është e padrejtë që është vonuar kaq shumë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit