12.6 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Gjinovci: Me kon unë kryetar partie në VV, i kisha hi prej sekretarit organizativ e deri te dega ma e fundit, reformë

Rekomandime

Aktivisti Rron Gjinovci, ka reaguar në lidhje me rezultatin e mbrëmshëm të zgjedhjeve lokale në raundin e dytë, ku Lëvizja Vetëvendosje doli fituese në vetëm 4 komuna.

E sipas Gjinovcit reforma do i ndihmonte kësaj partie, e po të ishte ai kryetar do fillonte sa më shpejt që është e mundur.

- Advertisement -

“Me kon unë kryetar partije në VV, i kisha hi prej sekretarit organizativ e deri te dega ma e fundit, reformë/zgjedhje’’, shkroi Gjinovci.

Ai shtoi se 50% i fituar në zgjedhjet e 14 shkurtit nuk ishte rezultat i punës së organizatës dhe aktivistëve, por rrethanave politike të asaj kohe.

Tutje Gjinovci tha se kjo do ishte koha ‘’perfekte për ta nisur reformën.’’

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Me kon unë kryetar partije në VV, i kisha hi prej sekretarit organizativ e deri te dega ma e fundit, reformë/zgjedhje. Duhet me kuptu partija që 50%-shi nuk eshte/ishte rezultat i punes se organizates dhe aktivisteve, po i rrethanave politike te asaj kohe kur ka ndodhë. Organizata qe nuk mundet me kapitalizu ate situate dhe ato rrethana, pra 50%-shin, me e absorbu tpakten ni pjesë të madhe të tij, i bjen që eshte jashtezakonisht e pastrukturume dhe e pafuqishme, si rrjedhim i duhet reformim i thellë. 3 vjet para zgjedhjeve të ardhshme, eshte koha perfekte per me nise reformen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit