1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gjithçka në pikën zero, Qeveria Hoti shumë shpejt mund të bie

Rekomandime

Ndonëse ishte i dënuar, Etem Arifi kishte votuar edhe për formimin e Qeverisë edhe për rrëzimin e saj.

Qeveria, që për udhëheqje ka Avdullah Hotin e LDK-së, mund të rrëzohet shumë shpejtë, nëse Gjykata Kushtetuese e interpreton si ndesh me ligjin votën e deputetit tashmë të dënuar, Etem Arifi.

- Advertisement -

Për këtë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës pritet që të mbajë seancë publike për trajtimin e kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka kërkuar që Qeveria Hoti të shpallet si anti-kushtetuese.

Njohës të çështjeve të Kushtetueses kanë vlerësuar se Qeveria Hoti, sipas tyre, mund të bie shumë shpejtë, nëse arrihet të vërtetohet se vota e Arifit ka qenë e paligjshme. Madje, ata kanë paralajmëruar se gjithçka mund të kthehet në pikën zero.

Njohësi i çështjeve Kushtetuese, Mazllum Baraliu ka deklaruar se vota e Arifit, sipas tij, ka qenë diskutabile, për çka siç thotë Baraliu, vendi mund të kthehet në pikën zero.

- Advertisement -

Çështja e votimit të mocionit të rrëzimit të Qeverisë, është çështje që varet nga numri minimal i paraparë me Kushtetutë, pasi duhen 61 vota.

Një votë ka qenë diskutabile, e që sipas të gjitha gjasave, ka baza për t’u konsideruar si e tillë, është vota e atij deputetit. Nëse konstatohet nga Gjykata Kushtetuese që ajo votë ka qenë jovalide, pasi Kushtetuta e saktëson që nëse ka ndonjë vendim të Gjykatës kompetente me të cilin dënohet me burgim më tepër se një vit e gjysmë, atëherë ajo vota konsiderohet jovalide.

- Advertisement -

Por, mbetet në duar të Gjykatës Kushtetuese, e nëse kjo gjykatë e konfirmon këtë konstatim, atëherë gjendja kthehet në pikë zero, që nënkupton që të gjitha veprimet që janë ndërmarrë në procedurat e emërimit të kësaj qeverie, e edhe të votimit të saj, kanë qenë jokushtetuese dhe jovalide”, ka thënë Baraliu.

Të njëjtin mendim e ka shprehur edhe eksperti i Kushtetueses së Kosovës, Riza Smaka.

Smaka ka deklaruar se vota e Arifit për rrëzimin dhe votimin e Qeverisë së re, sipas Smakës, ka qenë e parregullt.

Ai deputet ka qenë i dënuar mbi gjashtë muaj dhe ai ka pas votuar për, e që vota e tij ka qenë juridikisht votë e parregullt dhe invalidore.

Prandaj, Qeveria ka qenë e votuar me defekte juridike. Plus kësaj, ka qenë edhe vota e Shalës me defekte, pasi është dhënë nën presion që ka deklaruar edhe vetë ai publikisht. Por këtu, Gjykata Kushtetuese shkon në koherencë me politika ditore dhe jo me kushtetuesen, pasi kjo çështje mund të zgjidhet brenda 2-3 jave, pasi është çështje e thjeshtë.

Nuk ka kurrfarë dileme, por gjykata shpeshherë ia ka huq në gjykime. Nuk ka kurrfarë justifikimi që vota ka qenë e parregullt.

Nëse gjykata konstaton se ajo votë ka qenë jovalide, juridikisht ajo vota s’ka ekzistuar e po ashtu edhe Qeveria, pasi s’i ka pasur votat e mjaftueshme”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, kërkesa për shpalljen anti-kushtetuese të votimit të Qeverisë Hoti kishte shkuar në Gjykatën Kushtetuese në qershor të vitit 2020.

Përmes kësaj kërkese, deputetët e LVV-së kishin kërkuar nga Kushtetuesja që ta vlerësojë votimin e Qeverisë nga ana e ish-deputetit Etem Arifi, pasi sipas tyre, paraqet shkelje të Kushtetutës.

Pjesëmarrja e z. Etem Arifi në seancë dhe votimi i tij, aq më tepër si votë përcaktuese, e thellon edhe më shumë paligjshmërinë e kësaj Qeverie dhe e bën edhe proceduralisht të paligjshëm vendimin e Kuvendit për votimin e Qeverisë.

Është e përcaktuar qartë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës se mandati i deputetit humb ose bëhet i pavlefshëm në rast të dënimit për vepër penale me një vit e më shumë burg”, thuhej në komunikatën e LVV-së.

Deputeti Etem Arifi ishte dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim në maj të vitit 2019 nga Gjykata e Apelit. Ai kishte bërë ankesë edhe në Gjykatën Supreme, kërkesë kjo e cila i ishte refuzuar.

Ndonëse ishte i dënuar, Etem Arifi kishte votuar edhe për formimin e Qeverisë edhe për rrëzimin e saj.

Ai ishte shpallur fajtor për “vjedhjen” e rreth 26 mijë eurove.

Kujtojmë, seanca e Gjykatës Kushtetuese do të zhvillohet përmes video konferencës edhe do të mbahet me datë 2 dhjetor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit