5.3 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

“Gjithçka pranon shqiptari, veç suksesin e tjetrit jo”

Rekomandime

Nga Çun Lajçi

- Advertisement -

E sheh djalosh?

Thojshe jam kopil, e s’ka stërkopil që ma kalon!

Paska, paska!

- Advertisement -

Por ti paske harrua, se ata s’janë kopila, po bastarda, që s’mërziten, pse i këpusin rrajtë e veta!

Ata janë bimë kopile, që bijnë nga dy fara t’zeza, që e thajnë trungun e vet, e n’fund e hanë vetveten!

- Advertisement -

E sheh djalosh?

S’më besove kur t’thashë se Zgatavelli asht evlia, kumar me dreqin e kuq, që ka hy brenda lëkurës së tij, dhe i kallxon krejt kush çka mendon, e çka ka me mendua nesër, e mendimet i kanë njisoj si Krroçja që tapallon, si Prontomafia, që i rrinë gaditun!

Ky veç për veten nuk din, se dreqi i kuq s’i kallxon, n’cilin kërsh ka me ia thye qafen!
Kur t’thashë, edhe buburreci ka me t’u dashtë, sado që i vogël asht, s’më besove!

Kur t’thashë, qafen duhesh me pasë me rrudha, si unë, për me hi n’jarm e me ngreh parmendën vetëm, mendove se kam luejt.

Jo djalosh, arën me lavrua e mos me t’dalë skrrajat përjashta, e me i ruejt mos me i hangër sorrat, s’mundesh!

Pushteti s’asht arë, me vllaqitë si t’duesh e kur t’duesh!

Ti s’u shkrove profesorave tu, me t’kallxua si me ecë tehut t’thikës pa u pre!

Unë po!

I shkrova Azem Shkrelit, i thashë kallxom, Zoti a asht, a s’asht shqiptar, sa s’ka ardhë vendimi i Kushtetueses, e ai ma ktheu: Jo, asht i Zgatavellit!

Eh, thoshte Fishta, dredhë djalli kjo shqiptaria!

Gjithçka pranon shqiptari, veç suksesin e tjetrit jo!

Jo, ai e vret n’shpirt.

Gruen ta falë, e suksesin s’ta pranon!

Tash duro djalosh, deri t’rrezitë dielli mirë e mirë, e blini t’lulëzon, e me lulet e tij t’ia thurësh nji kunorë t’bukur Dardanisë!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit