2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Gjoshi i PDK-së: Ja sa mund të dënohen qeveritarët për rastin e vetëvrasjes së Agon Musliut

Rekomandime

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social facebook, ka treguar se qeveritarët përgjegjës i pret burgi sespe sipas tij “Ligjet ndëshkojnë ata që me veprimet apo mos-veprimet e tyre shtytin, nxisin apo krijojnë kushtet, që një person të vrasë veten.”

- Advertisement -

Ai shpjegon se dokumentet e nxjerra nga mediat vërtetojnë se institucionet përkatëse ishin në dijeni për problemet shëndetësore të Agon Musliu e duke mos i marrë parasysh ato kanë bërë një neglizhencë të rëndë që ka qënë shkaktare e vetëvrasjes.

Duke u thirrur në profesionin e tij si jurist, Gjoshi citon nenin 177 të kodit penal që në rastet e vetëvrasjes i dënon personat e implikuar me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. Sipas Gjoshit, faktet gjithashtu vërtetojnë se qoftë ambasada e Kosovës në Berlin e qoftë qendra e shtabit emergjent të Gjilanin kishin paralamëruar ccdo detaj për Agon Musliu, pra ministri Vitia dhe kolegët e tij kanë gënjyer kur thanë që nuk dinin gjë.

Për shkeljen e bërë duke paraqitur informacione të rrema Gjoshi përmend se neni 233 i Kodit Penal parashikon “gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet.” Postimi i plotë i Betim Gjoshit në facebook gjendet në vijim: Sot dolën dokumente zyrtare që tregojnë qartësisht se Ambasada e Kosovës në Gjermani kishte njoftuar se i riu Agon Musliu e kishte gjendjen jo të mirë shëndetësore dhe për këtë posedonte vërtetim.

- Advertisement -

Pra, bëhet fjalë për një vetëvrasje që mund të ishte parandaluar nëse do të ishin ndërmarrë masat me kohë. Për këtë ka përgjegjëse penale. Shkresat e Ambasadës së Gjermanisë nuk janë dokumentet e vetme që dolën në publik. Edhe Qendra e Shtabit Emergjent në Gjilan kishte vënë në alarm institucionet në Prishtinë që merren me karantinën për rrezikun e shëndetit mendor.

Këto dokumente dëshmojnë se institucionet përgjegjëse ishin të paralajmëruara për çdo detaj rreth Agon Musliut dhe kishin rekomandim që ai mos të mbahej në karantinë. Ligjet ndëshkojnë ata që me veprimet apo mos-veprimet e tyre shtytin, nxisin apo krijojnë kushtet, që një person të vrasë veten. Sipas Kodit Penal të Kosovës, Neni 177, penalizon .

- Advertisement -

Aty thuhet shprehimisht se (1) Kushdo që shtytë ose ndihmon personin tjetër për të bërë vetëvrasje dhe vetëvrasje kryhet, dënohet e burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. Po ashtu, duhet theksuar se z. Vitia dhe zyrtarët tjerë që kanë deklaruar se nuk kanë pasur informacion për problemet shëndetësorë të të riut Agon Musliut – dokumentet e dala nga korrespodenca mes institucineve shtetërore dëshmojnë se institucionet kanë qenë në dijeni se ai ka pasur probleme shëndetësore. Kodi Penal i Kosovës, Neni 323, penalizon .

Sipas këtij neni mashtrimi përkufizohet dhe penalizohet kështu: Mashtrimi 1. Përveç siç parashihet në nenin 324 të këtij Kodi, kushdo që me anë të paraqitjes së rreme të fakteve apo duke fshehur faktet ose në çfarëdo mënyre tjetër mashtruese dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten apo personin tjetër, ose për t’i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e personit tjetër dhe me këtë e nxit një person që të kryej apo të mos kryej një veprim, i cili rezulton në dëm material të pasurisë së tij/saj apo të pasurisë së personit tjetër ose rezulton në dobi pasurore të kundërligjshme, për veten apo personin tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit