9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Gjuajtje me armë ndaj një autobusi me nxënës në Deçan, dyshohet për të vrarë dhe disa të plagosur

Rekomandime

Në fshatin Gllogjan të Deçanit para pak minutash dyshohet se ka ndodhur të shtëna me armë zjarri ndaj një autobusi me nxënës.

Gazeta merr vesh nga burimet se kanë mbetur të vdekur tre persona.

- Advertisement -

Nxënësja ka vdekur në spital, ndërsa shoferi i autobusit në vendin e ngjarjes. Po ashtu të plagosur janë edhe dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se nga incidenti janë plagosur dy persona, teksa Policia është duke e hetuar rastin tutje.

- Advertisement -

“Rreth orës 19:00, Policia është njoftuar se në fshatin Gllogjan ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të një autobusi. Me këtë rast, Policia është në dijeni se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është në vend të ngjarjes dhe duke e hetuar rastin”, ka thënë Gashi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit