Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person në Suharekë ka dalë me veturë në kohën kur është e ndaluar.
Policia ka urdhëruar që të ndalë automjetin, por ai nuk i ishte bindur urdhrave të tyre.
Në momentin kur policët e kishin ndaluar veturën i dyshuari kishte dalë nga vetura e tij dhe me një guri e kishte goditur veturën e policisë, të cilën e kishte dëmtuar në pjesën e prapme dhe më pas kishte sulmuar edhe dy zyrtarët policorë.
I dyshuari nuk kishte zbatuar vendimin e Qeverisë për kufizimin e lëvizjes së automjeteve dhe personave për shkak të virusit Covid – 19 dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte për 48 orë.