1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gjukanoviqi: Serbia po përgatit një manovër të poshtër por do ti thyhen dhëmbët në Mal të Zi

Rekomandime

Dy ditë pasi Albin Kurti lëshoi alarmin në mediat britanike mbi tentativat e Serbisë për të hapur një konflikt të ri në Ballkan, atë e ka mbështetur edhe Milo Gjukanoviç, i cili ka evidentuar rrezikun se pas Bosnjës, Moska dhe Beogradi po përgatisin një trazirë edhe në Mal të Zi.

Dy ditë më parë, shërbimi sekret malazez, i cili jep llogari tek Presidenti Gjukanoviç dhe Zv.kryeministri Dritan Abazoviç, zbuloi materiale shqetësuese gjatë një mbledhje të një grupimi proserb në qeveri, që drejtohet nga kreu i Komisionit të Sigurisë në Parlamentin e Malit të Zi, Milan Knezeviç.

- Advertisement -

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka deklaruar për një television të Bosnjës, se “Serbia po përgatit një manovër të poshtër edhe ndaj nesh, por thjesht do të thyjnë dhëmbët”.

Sipas presidentit malazez; “Nacionalizmi serbomadh sulmoi sërish Malin e Zi, duke keqlexuar mesazhet nga zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar.

Ata thyen dhëmbët në Mal të Zi këtë vit dhe vetëm do t’i thyejnë”, tha Gjukanoviç për ‘Gradska Televizija’.

- Advertisement -

I pyetur se si e ka përjetuar pritjen e kryeministrit malazez Zdravko Krivokapiç në Serbi, ai tha se ishte “turp më i madh për mikpritësin sesa për mysafirin”.

“Është mosrespektim i himnit, flamurit, gardës së nderit dhe vetë Serbisë. Të lejosh një akt të tillë të mirëseardhjes së një mysafiri të lartë shtetëror nga çdo vend, është një akt shumë i rëndë”, deklaroi presidenti i Malit të Zi.

- Advertisement -

Ndërkaq, duke komentuar situatën në rajon, ai tha se “i gjithë përkeqësimi i situatës politike dhe të sigurisë, si dhe mbyllja e perspektivës evropiane, janë thyer në mënyrë më drastike përmes Bosnjës dhe Hercegovinës.

“Kanë kaluar 26 vjet që kur zbatimi i Marrëveshjes së Dejtonit siguroi parakushtet për funksionalitetin e BiH, por për shkak të kompromiseve të ndryshme të bëra në dëm të Bosnjës, pati një rinovim dhe fuqizim të nacionalizmave”, tha ai.

I pyetur nëse lufta është e mundur në Bosnje, ai tha se nuk do të përjashtonte asnjë skenar.

“Politika destruktive e Rusisë është përhapur shumë ndaj Ballkanit Perëndimor. Unë mendoj se nuk është vetëm politikë shkatërruese, por edhe vetëshkatërruese”, tha Gjukanoviç. I cili shtoi se procesi i zgjerimit të Evropës do të “mbyllte hapësirën për ndikimet malinje.

Këtu ka një luftë të madhe për promovimin e vlerave evropiane. Kjo krijoi hapësirë ​​për politika retrogarde. Nëse projekti i nacionalizmit serbomadh do të ketë sukses, do të shfaqen konfigurime të reja”, tha Gjukanoviç, duke paralajmëruar trazira.

Ndërkaq, sot, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi për të përditshmen britanike ‘Daily Telegraph’, se presidenti i Serbisë po sillet si “Gjermania mes dy luftërave botërore”.

Ai paralajmëroi se krizat e fundit në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë mund të përshkallëzohen nëse qeveritë perëndimore nuk e marrin seriozisht.

Sipas Kurtit, Serbia dislokoi trupa në kufirin me Kosovën në shtator kur serbët që protestuan, u përleshën me policinë e Kosovës në very, muajin e kaluar.

E në të gjithë këtë situatë mjaft të tensionuar, Edi Rama shkoi në Beograd, duke i dhënë Aleksandër Vuçiçit një “aureolë paqëndërtuesi”, kur në fakt Beogradi vetëm armatoset e provokon.

Ndërkaq, një nga liderët proserbë të mazhorancës qeverisëse të Malit të Zi, ka sulmuar Dritan Abazoviçin, i cili kontrollon shërbimin sekret të vendit, pasi sipas tij është përgjuar gjatë një mbledhje të “Frontit Demokratik”, një grupim prorus, që në vitin 2016, u akuzua për grusht shteti në Malin e Zi, dhe atentat ndaj Milo Gjukanoviçit.

Milan Knezevic tha për mediat serbe se deputetë dhe zyrtarë të partisë së tij, janë përgjuar në hotelin Palace në periudhën 5-7 korrik 2020.

“Sipas informacioneve tona operative nga Ministria e Brendshme, mësuam se ANB-ja ka vendosur përgjues në të gjithë hotelin Palace nga data 5 deri më 7 korrik 2020, dhe ka arritur të përgjojë 278 persona, materiali i të cilëve edhe është zbardhur sipas tij nga agjentët e shërbimit sekret malazez.

Knezeviç e bëri denoncimin në gazetën e Beogradit “Novosti” , ku kërkoi edhe hetime, por jo nga prokuroria e Malit të Zi.

“Si kryetar i Komisionit të Sigurisë, unë do të inicioj dëgjimin e të gjithë aktorëve në këtë skandal numër 2 të përgjimeve”, tha Knezeviç.

Ndërkaq, një drejtues i opozitës serbe, i kthyer në legjendë për përplasjen e tij 25 vjet më parë ndaj Sllobodan Milosheviçit, ka akuzuar Aleksandër Vuçiçin se po e përdor kryeministrin e Malit të Zi si “vasal të tij”. Duhet shtuar se gjatë takimit të kryeministrit malazez në Serbi, ishte edhe kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama.

Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Çanak, tha se pamjet që ka parë nga vizita e kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiç në Serbi kanë qenë “të dhimbshme”.

Ai iu referua pritjes në aeroportin e Beogradit të kryeministrit Krivokapiç nga ministri i Bujqësisë dhe zëvendëskryeministër i Serbisë Branislav Nedimovic, i cili me atë rast kishte veshur xhinse.

“Jam dakord që më shumë rëndësi ka ajo që bën, sesa ajo që vesh. Por në marrëdhëniet ndërshtetërore ka një nivel formaliteti, ka një protokoll.

Privatisht mund të bësh çfarë të duash, por kur je në detyrë, atëherë ka disa rregulla”, tha Çanak.

“Është plotësisht e qartë se nuk është Krivokapiçi kreu i Malit të Zi, por shefi i Kishës Ortodokse serbe”, tha Çanak.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit