Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, e ka quajtur Qeverinë e Kosovës anti-amerikane dhe ka thënë se ajo po shkakton kaos e po e rrezikon destabilizimin e Evropës juglindore.
Gjuriq në postim në Twitter ka thënë se me “me veprimet radikale Qeveria e Kosovës po tregohet anti-amerikane, anti-BE, anti-serbe dhe anti-shqiptare”.
“Një Qeveri në thelb anti-amerikane e Kosovës* po shkakton kaos dhe po e destabilizon krahun juglindor të Evropës në një moment kritik. Befasuese? Kujtoni këta janë njerëzit e njëjtë që personalisht orkestruan sulmin fizik ndaj ambasadores së atëhershme amerikane Tracey Ann Jacobson në qendër të Prishtinës. Veprimet e fundit radikale të Qeverisë së Kosovës* (duke ndaluar serbët të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme, ndaluar targat serbe dhe duke refuzuar reciprocitetin publikisht marrëveshjen e ndërmjetësuara nga BE-ja/SHBA-ja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, e po ashtu duke injoruar thirrjet publike nga zyrtarë të lartë amerikanë dhe të BE-së dhe duke luajtur me zjarr në terren), janë anti-amerikane, anti-BE dhe anti-serbe. Janë po ashtu anti-shqiptare. Një agjendë shoviniste e mbuluar hollë i vë në rrezik njerëzit e zakonshëm. Forcë për të gjithë ata që janë shtypur nga regjimi i tmerrshëm i Prishtinës”, ka shkruar Gjuriq, që dikur ishte drejtor i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.
Ende mbahet mend kur kishte hyre ikegalusht në Kosovë dhe e kishte arrestuar policia e Kosovës.