3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Gjuriq pas takimit me Hysenin: Nuk erdhëm këtu për t’u grindur

Rekomandime

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq, pas takimit të së enjtes me koordinatorin shtetëror për dialogun, Skender Hyseni, ka thënë se në Bruksel nuk kanë shkuar për t’u shantazhuar me gjuhë ultimatumesh.

- Advertisement -

Ai iu ka thënë gzetarëve, pas raundit të negociatave të enjten, se Kosova “kishte tentuar që delegacionit serb t’ia dorëzojë ‘njëfarë letre’ për shkelje të pretenduar të marrëveshjes së CEFTA-s”.

“Nuk deshëm ta pranojmë, pasi që erdhëm për të biseduar dhe jo të grindemi rreth diçkaje që është e kaluar. Gjithsesi do të kishim më shumë material për dëmet e shkaktuara”, ka thënë ai.

Takimi i së enjtes mes Hysenit dhe Gjuriqit është i dyti i tillë në një javë, që ndërmjetësohet nga i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

- Advertisement -

Delegacioni i Kosovës kryesohet nga koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni dhe Marko Gjuriq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit