3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Gjuriq pret që Kurti ta marrë “Srpskan’ në Qeveri

Rekomandime

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë ka thënë se Lista Serbe e cila drejtohet nga Goran Rakiq, do të konsultohet me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, për ndonjë vendim eventual për të hyrë në qeverinë e re të Kosovës.

Këtë deklaratë Gjuriq e ka bërë në një konferencë për media, teksa ka komentuar rezultatet e partive serbe të Kosovës të arritura në zgjedhjet e 6 tetorit.

- Advertisement -

Megjithatë sipas tij, askush nuk duhet të llogaris në mbështetjen pas kushte të Listës Serbe.

“Ne nuk e fshehim se do të bëjmë një marrëveshje për gjithçka. Lista Serbe do të bëjë një marrëveshje mbi hapat e ardhshëm me Beogradin dhe askush nuk duhet të llogaris në mbështetjen bllanko të përfaqësuesve serbe”, ka thënë Gjuriq, shkruan RTS.

Në zgjedhjet e 6 tetorit Lista Serbe e Goran Rakiqit ka fituar 6.71 për qind apo 52 mijë e 529 vota.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit