1.1 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Gjykata Kushtetuese: Masat kufizuese të Qeverisë mbesin në fuqi deri më 13 prill

Rekomandime

Masat kufizuese të lirisë së lëvizjes së qytetarëve do të mbesin në fuqi deri më 13 prill 2020.Kështu e ka paraparë Gjykata Kushtetuese e Kosovës me vendimin me të cilin i shpalli të pavlefshme kufizimet e vendosura nga Qeveria.Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se vendimi me të cilin i shpalli të pavlefshme masat e Qeverisë do të hyjë në fuqi më 13 prill 2020.

- Advertisement -

Këtë afat e arsyetoi me gjendjen aktuale me të cilën po përballet Kosova.“Gjykata ka përcaktuar një datë tjetër të hyrjes në fuqi të Aktgjykimit të saj, respektivisht datën 13 prill 2020, përjashtimisht dhe duke marrë parasysh: (i) rrethanat e krijuara me shpalljen e pandemisë COVID-19 në nivel botëror; (ii) rekomandimet përkatëse të institucioneve shëndetësore në nivel shtetëror dhe botëror; (iii) pasojat potencialisht të dëmshme për shëndetin publik si rezultat i shfuqizimit të menjëhershëm të kufizimeve të përcaktuara përmes Vendimit të Qeverisë; dhe (iv) mbrojtjen e shëndetit dhe interesit publik deri në zbatimin e këtij Aktgjykimi nga institucionet relevante të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Në fund të vendimit, Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se Qeveria do të vazhdojë të jetë e autorizuar që të nxjerrë vendime për luftimin e pandemisë, për aq sa është e autorizuar përmes të Ligjit nr. 02/L-109 për Luftimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse dhe Ligjit nr. 04/L-125 për Shëndetësi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit