7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Gjykata Kushtetuese ndërpret shqyrtimin e lëndës për Hashim Thaçin që ishte iniciuar nga Vetëvendosje

Rekomandime

Gjykata Kushtetuese ka ndërprerë procesin ndaj ish presidentit Hashim Thaçi për deklaratën e tij se qytetarët “s’janë të obliguar të respektonin vendimin e Qeverisë Kurti” për kufizim të lëvizjes në fillim të pandemisë së koronavirusit, në muajin mars. Arsyeja e ndërprerjes sëkëtij procesi është dorëheqja e Thaçit nga posti i presidentit.

- Advertisement -

Në një njoftim të Kushtetueses, theksohet se pasi që Thaçi ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit dhe se nga deputetët e Kuvendit ishte kërkuar kushtetutshmëria e veprimit të Presidentit, “Gjykata më nuk ka rast para vetes”.

Më 23 mars, pak orë pasi Qeveria Kurti kishte vendosur për masat e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit, presidenti Thaçi përmes një konference të jashtëzakonshme kishte thënë se vendimi ishte shkelje flagrante e Kushtetutës.

Ai kishte thënë se vendimi për kufizim të lirisë së lëvizjes mund të bëhej vetëm me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Ai kishte deklaruar se institucionet nuk duhet të zbatonin “vendimin antikushtetues”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit