2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Gjykata merr vendim për djalin e Agron Kuçit, i dyshuar për dallavere me vota

Rekomandime

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Flamur Kuçit, djalit të kryetarit të Junikut, Agron Kuçit.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

- Advertisement -

“Referuar pyetjes tuaj, mund të ju konfirmoj që të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh”, tha Gashi.Kjo masë do t’i llogaritet deri më 30 nëntor.

Nga burimet është mësuar se i njëjti dyshohet se në bashkëkryerje me zyrtaren e komunës së Junikut, Blerina Sallaj dhe aktivistë të tjerë të AAK-së kanë përgatitur materialin e sekuestruar nga Policia, që kishte destinacion diasporën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit